Një stuhi e fortë shkaktoi daljen e përroit Chiese gjatë natës, duke përmbytur rrugët në provincën e Brescias. 30 persona janë shpëtuar nga Zjarrfikëset, duke përfshirë familje të izoluara dhe disa pushues në një kamping. Imazhet e publikuara nga Shërbimi Kombëtar Italian i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, tregojnë se zjarrfikësit dhe urgjencat janë duke punuar për të pastruar rrugët. Më shumë se 70 zjarrfikëse u vendosën në ndihmë qytetarëve, sipas autoriteteve italiane.