Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në disa lagje të Vlorës. Situata më problematike është në lagjet Pavarësia, zonën e Skelës, 28 Nëntori, etj, të cilat gjatë mëngjesit ishin të mbuluara nga uji. Një prej banorëve ankohet se uji i ka hyrë në shtëpi që pas mesnatës. Ai shprehet se është detyruar të qëndrojë zgjuar gjatë gjithë natës dhe e ka të pamundur të kryejë punime në banesë.