Autoritetet lokale në zonën e Pellës pranë Edhesës kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për bashkinë e Almopisë, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut orët e fundit në Greqinë veriore. Gjatë gjithë natës e deri në orët e mesditës banorët bashkë me Shërbimin e Zjarrfikësve janë përpjekur të ndalojnë vërshimin e ujërave në shtëpi apo dyqanet e qytetit.