Të paktën 36 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Sao Paulo të Brazilit. Dhjetëra njerëz janë ende të zhdukur dhe ndërsa numri i të vdekurve pritet të rritet me kalimin e orëve. Punonjësit e shpëtimit shpresojnë të nxjerrin të gjallë nga balta, disa prej të bllokuarve në shtëpitë e përmbytura. Pamjet e shpërndara në rrjete sociale tregonin pasojat katastrofike me lagje nën ujë, autostrada të përmbytura dhe mbeturina të përhapura gjithandej.