Reshjet e dendura të shiut që kanë vazhduar përgjatë gjithë ditës në Vlorë kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit. Lagja Pavarësia dhe zona e Skelës janë aktualisht nën ujë. Shirat dhe era e fortë ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve, duke shkaktuar trafik në rrugë.