Disa akse rrugore janë përmbytur në Shëngjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Problematike paraqitet situata në zonën turistike të Shëngjinit, ku janë përmbytur disa rrugë, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve. Prurjet në lumenjtë Drin dhe Mat janë rritur ndjeshëm, por aktualisht nuk kanë rrezik për dalje nga shtrati.