81 karrige u vendosën buzë detit të Jonit në Vlorë me fjongo të zeza për të simbolizuar jetët e ndërprera të burrave grave e fëmijëve që i përpiu deti teksa nisën rrugëtimin drejt një jete më të mirë. Në përkujtimin e tragjedisë së Otrantos 29 vite më parë, e pranishme ishte dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht deputetja e qarkut Vlorë, Erjona Ismaili, e cila u përlot gjatë ceremonisë.