Top Channel/ Përleshje në Stamboll/ Erdogan akuzon opozitën
20/03/2025 22:16

Ka pasur përplasje dhe momente tensioni mes policisë dhe disa protestuesve që po mblidheshin para Bashkisë së Stambollit për të protestuar kundër arrestimit të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu, i akuzuar për korrupsion. Disa protestues donin të largoheshin nga zona për të marshuar drejt sheshit Taksim, por u ndaluan nga policia. Pas kësaj shpërthyen përleshjet dhe policia përdori shkopinj dhe gaz lotsjellës, raportojnë mediat lokale. Gjatë ditës ishin arrestuar 37 persona për ndarjen e postimeve të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, që i kërkonte popullit të “Mbronte demokracinë”. Në një mesazh në X, Imamoglu tha se "grushti i shtetit të 19 marsit (data e arrestimit të tij) u krye kundër vullnetit të kombit". Kryebashkiaku konsiderohet rivali kryesor i presidentit Erdogan. Ky i fundit kritikoi të enjten opozitën për dështimin në adresimin e korrupsionit dhe skandaleve të diplomave, duke e akuzuar atë për mashtrim të publikut dhe shmangie të përgjegjësisë. Erdogan theksoi se Turqia është një vend që zgjohet çdo ditë me axhenda të reja, shumë prej të cilave fryhen artificialisht nga opozita, tha ai.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50