Policia e Korçës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 39 vjeçarin me iniciale D.M i cili dyshohet si aitori i plagosjes së ndodhur mbrëmjen e së martës në qendër të qytetit të Korçës. Erkens Shtylla në një dëshmi të shkurtër për grupin hetimor ka deklaruar se është plagosur nga 39 vjeçari dhe shkak ka qenë shitja e një automjeti.