Dy grupe të rinjsh shqiptarë u përleshën dy herë në qendër të Athinës, me bilanc 26 persona të implikuar dhe 8 të arrestuar. Tre prej tyre mbetën të plagosur rëndë me thikë në pjesën e gjoksit, duke rrezikuar jetën, pasi plagët ishin pranë zemrës. Dyshohet për dy motive pas ngjarjes. “Një total prej 26 personash, anëtarë të dy grupeve të ndara që vepronin me disiplinë ushtarake, zgjidhën mosmarrëveshjet e tyre në Kato Patisia. Tre prej tyre përfunduan të plagosur rëndë në spital, pasi u goditën me thikë në gjoks, pranë zemrës”, informon media greke. Shkak u bë rrahja dy ditë më parë e shqiptarit Enki Xhalli nga Xhesildo Gruda dhe Ioannis Panagiotis Polymenos jashtë lokalit “Beat”.