Një i ri i maskuar dhe i armatosur hyri gjatë natës, në një market në shërbim në zonën e plazhit në Durrës, me qëllim vjedhjen e parave në kasë. Siç shihet edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, i riu është përleshur me pronarin e marketit, i cili ndonëse nën kërcënimin e armës, nuk pranoi t’i dorëzonte paratë e kasës tek grabitësi.