Një konflikt për çështje prone midis bashkëshortëve në Durrës ka degraduar deri në përdorimin e sendeve të forta. Mësohet se 74-vjeçarja Nasije Stafa dhe 78 vjeçari Ahmet Stafa kishin konfklikte për shkak të një prone dhe në konflikt e sipër gruaja ka goditur me sende të forta bashkëshortin e saj. Edhe 78-vjeçari e ka goditur bashkëshorten e tij dhe të dy janë dërguar në spital.