Reshjet e vazhdueshme të dëborës kanë rënduar situatën në juglindje të vendit. Sipas të dhënave dhe pamjeve të siguruara, duket se problematike mbetet aksi nacional Korçë – Pogradec dhe Pogradec – Qafë Thanë, ku duket trashësia e borës e cila në temperaturat e ulëta po ngrin dhe ka rrezik në qarkullimin e mjeteve të cilët nuk janë të pajisur me zinxhirë.