Top Channel/ Përkeqësohet gjendja në Rafah, mbyllen spitalet pas sulmeve të fundit
09/05/2024 21:34

Sulmet e fundit izraelite në Rafah, kanë çuar në mbylljen e disa prej qendrave mjekësore që deri më tani u kishin shërbyer rreth 1.3 milionë banorëve të Gazës që janë strehuar në qytetin jugor pët t’i shpëtuar luftimeve në zona të tjera. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se një nga tre spitalet e mbetura në Rafah është mbyllur për shkak të mungesës së karburantit dhe energjisë elektrike të nevojshme për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale. Organizatat humanitare dhe ato të shëndetësisë paralajmëruan se një ofensivë në shkallë të gjerë nga Izraeli në Rafah do të kishte pasoja katastrofike dhe shtuan se është e pamundur zhvendosja në masë e popullsisë në mënyrë të sigurtë. Ndërkohë, sot u nis drejt portit të përkohshëm të ndërtuar në Gazë nga Shtetet e Bashkuara ngarkesa e parë me ndihma humanitare. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dha urdhër rreth dy muaj më parë për ndërtimin e platformës së madhe lundruese. Pika kufitare e Rafahut, mes Egjiptit dhe Gazës është mbyllur që kur ushtria izraelite mori kontrollin e pjesës palestineze të martën, duke bllokuar hyrjen e ndihmave humanitare, për të cilat banorët kanë dëshpërimisht nevojë. Kombet e Bashkuara thonë se në veri të Gazës, popullata po përballet me zi buke. Lufta në Gazë ka detyruar mbi 80 për qind të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh që të zhvendoset dhe ka shkaktuar shkatërrim në masë të apartamenteve, spitaleve, xhamive dhe shkollave në një sërë qytetesh. Zyrtarë të shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet nga Hamasi, e shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kanë njoftuar se numri i të vrarëve, si pasojë e ofensivës izraelite ka shkuar në 34,500 vetë. Izraeli ndërmorri operacionin ushtarak, pas sulmit nga grupi Hamas, në 7 tetor, ku sipas autoritete izraelite u vranë 1200 persona dhe u morën peng 250 të tjerë./VOA Pamjet: AFP

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52