Situata në Parkun e Syrit të Kaltër është përkeqësuar pas përhapjes së flakëve. Mbi 500 turistë janë evakuuar nga zona, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e vatrës. Aktualisht po operon një helikopter “Black Hawk” me hedhje të vazhdueshme uji. Zona është e mbuluar me pisha, çka e bën rrezikun për përhapje edhe më të madhe.