Bujar Çullhaj u kthye nga emigrimi dhe investoi në vreshtari në fshatin Pekisht të Peqinit. Pas rënies së vazhdueshme të çmimit të shitjes së rrushit, sot pas 24 vitesh ai ka përgjysmuar sipërfaqen e vreshtit pasi kostoja është më e lartë se fitimi. Sipas fermerit, kostoja e punëtorëve është e madhe, preparatet gjithashtu kushtojnë shumë e për më tepër ato nuk rezultojnë efikase pasi cilësia është e dobët.