Ditët e fundit në qendër të vëmendjes, është publikimi një vendimi të gjykatës së Elbasanit, ku urdhërohej asgjësimi i një përgjimi dy ditor të një personi me emrin Taulant. Por numri i përgjuar, përkon me atë të deputetit socialist Taulant Balla. Kërkesa për asgjësimin e përgjimit kishte ardhur nga vetë prokurori në vitin 2016. Ish-ministri drejtësisë Ylli Manjani, si kundërshtar politik i kreut të grupit parlamentar socialist kërkon të shtyhet më tej ky debat.