Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim dosjen ndaj Gazment Canajt, një ish zyrtar në Kadastër me akuzën e “Korrupsionit aktiv” në zgjedhjet e 25 prillit. Ai akuzohet se ka shpërndarë para, por edhe ushqime në këmbim të votës për kandidatin që mbështeste në qarkun e Tiranës.