Paris, Nice dhe Montpellie u shëndërruan mbrëmjen e së mërkurës në një fushëbetëje të vëtrtetë pas përplasjes së tifozëve të marokut me ata francës, pas fitores së këtyre të fundit në gjysmë finalen e botërorit. Si pasojë një 14 vjecar raportohet se ka humbur jetën nga trazirat në Montpellie. Në njoftimin e autoriteteve vendore, rezulton se djali është “goditur me dhunë nga një makinë” në rrugë. Ai u dërgua në spital, por ndërroi jetë menjëherë. Automjeti është gjetur shumë shpejt pranë vendit të aksidentit.