Konflikti në Lindjen e Mesme ka goditur fort aviacionin global. Fillimisht, fluturimet u ndaluan në hapësirat ajrore më të ngarkuara të botës, duke lënë avionët në tokë dhe mijëra pasagjerë të bllokuar. Goditja e radhës ishte ajo ndaj furnizimit me karburant, që u prek ndjeshëm nga mbyllja e ngushticës së Hormuzit nga Irani, cka solli rritje të cmimeve dhe detyroi disa linja ajrore të reduktojnë fluturimet.