Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka vërejtur me shqetësim ecurinë e procesit zgjedhor në Elbasan. Sipas KSHH, në disa Qendra Votimi nuk janë afishuar listat e zgjedhësve ndërsa në disa të tjera këto lista janë dëmtuar duke u bërë të palexueshme. Teksa mbeten 20 ditë nga 14 Maji, KSHH vëren se votimi elektronik nuk është promovuar sa duhet, për të bërë të mundur informimin e qytetarëve. Sipas KSHH, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve duhet të shtojë pajisjet informuese në një territor më të gjerë.