Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi doli në konferencë për media këtë të hënë për të folur për dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë kundër Moldavisë më 17 qershor në stadiumin ‘Air Albania’ dhe Ishujve Faroe më 20 qershor në transfertë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Sulmuesi kuqezi nënvizoi se të gjithë lojtarët janë të bashkuar për të dhënë maksimumin në të dyja takimet e radhës dhe për të marrë 6 pikët. Seferi u shpreh se brenda grupit kuqezi harmonia është e plotë, ndërsa theksoi se e gjithë skuadra po punon shumë fort për të fituar të dyja ndeshjet dhe për të arritur objektivin ‘Gjermani 2024’.