Shtetet e Bashkuara duan të ndalojnë vrasjet dhe po përdorin forcën e tyre në botë për të bashkuar vendet, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA, Tammy Bruce, në një përmbledhje të bisedimeve me ekipin negociator të Rusisë. Ajo tha se Presidenti Trump është lideri i vetëm në botë që mund të bëjë që Ukraina dhe Rusia të bien dakord për këtë.