Pylli me pisha në fshatin Poro në Vlorë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Mësohet se flakët të cilat përhapen më shpejt nga era, po djegin sipërfaqe me pisha në zonën e cila njihet si Pylli i Pish Poros. Zjarrfikësit janë duke punuar për shuarjen e flakëve teksa në ndihmë u kanë ardhur edhe banorët e zonës. Ende nuk dihet se nga se është shkaktuar zjarri që po dëmton pyjet në këtë zonë.