Një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët në fshatin Armenë të Bashkisë Selenicë. Gjashtëmbëdhjetë lopë, katër viça dhe dy dele janë dëmet e shkaktuara nga zjarri që ra mbrëmjen e djeshme në stallën e Bardhosh Haxhisë, në fshatin Armen të bashkisë Selenicë. Sipas policisë, por edhe vetë pronarit të bagëtive, shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, e cila më pas ka bërë që e gjithë stalla, ku ndodheshin 22 krerë bagëti, të përfshihej nga flakët. Si pasojë, u dogjën 16 lopë, 4 viça dhe 2 dele.