Merr flake një apartament ne lagjen Granicë, Gjirokastër. Me mbërritjen në vendngjarje, zjarrfikësit konstatuan se zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati 5-katësh. Menjëherë u ndërhy për izolimin e zjarrit flakët e të cilit më pas u vunë nën kontroll, raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo. Si pasojë e zjarrit pati dëme në orendi shtëpiake.