Një tjetër zjarr ka rënë ditën e sotme në Durrës. Kati parë i një pallati shumëkatësh në lagjen nr.1 është përfshirë nga flakët. Hapësira ku ra zjarri ishte bosh në brendësi, e përshtatur për njësi tregtare. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit të cilët neutralizuan flakët dhe shmangën përhapjen e tyre në katet e tjera të pallatit.