Fusha e mbetjeve urbane pranë inceneratorit të Elbasanit është përfshirë nga flakët. Burime për Top Channel bëjnë me dije se zjarri i cili nisi pak minuta me parë ka marrë përmasa te mëdha. Mendohet se shkak i zjarrit janë lëndë të ndryshme të hedhura në mbeturina të cilat janë ndezur. Ne fikjen e zjarrit janë angazhuar zjarrfikëset e Elbasanit Cërrikut e Peqinit.