Një apartament është përfshirë nga flakët në Elbasan. Ngjarja ndodhi në lagjen “Aqif Pasha”. Sipas burimeve, mendohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike. Fillimisht flakët janë shfaqur në ambientin e kuzhinës dhe më pas janë përhapur në të gjithë apartamentin.