Një banesë në zonën e quajtur “Rruga e Ersekës” është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Mësohet se i zoti i shtëpisë ka mbetur i lënduar lehtë ndërsa zjarri ka nisur në ambientet e brendshme të banesës. Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje për shuarjen e flakëve ndërsa ka mbërritur dhe policia për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të nisjes së zjarrit.