Dy automjete janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Skelës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnatës, kur banorët e lagjes kanë konstatuar zjarrin në një automjet tip foristradë Mercedes, i cili kishte marrë flakë në pjesën e përparme, në zonën e motorit. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë edhe një automjet tjetër tip BMW, i cili ndodhej i parkuar pranë mjetit.