Drejtori juridik i Kryeministrisë, Herald Jonuzaj, ka paraqitur para Gjykatës Kushtetuese qëndrimin e qeverisë në lidhje me ankimimin ndaj vendimit për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, duke argumentuar se masa e marrë nga GJKKO cenon kompetencat e pushtetit ekzekutiv dhe bie ndesh me parimet kushtetuese.