Një familje nga fshati Brataj i Selenicës denoncon publikisht ngjarjen me autor një 38-vjeçar që ra në prangat e policisë këtë të diel. Vitrin Çobaj akuzohet se përdhunoi vajzën e mitur dhe të verbër. Ai vodhi nën kërcënimin e thikës paratë që dyshohet se i kishte dhënë një ditë më parë familjes duke u blerë viçin bashkë me dy persona të tjerë që u hoqën si kasapë.