Shpëtim Idrizi i preu shpresat Sali Berishës dhe ia bëri të qartë se nuk ia fal marrëveshjen me Vangjel Dulen që prodhoi si kandidat të Himarës Fredi Bejlerin, i cili bën fushatë me flamurin e ‘Vorio Epirit” duke provokuar çamet. “PDIU ka marrë vendimin që të dalë e vetme në zgjedhje. Shqiptarët e Ҫamërisë e njohin mirë historinë se si i vrau e masakroi Napoleon Zerva me bandat e tij dhe se si tentoi ti vriste për së dyti Enver Hoxha dhe komunistët. Shqiptarët nuk duhet të votojnë Fredi Bejlerin produktin e marrëveshjes Berisha – Dule që fushatë me flamurin e Vorio Epirit, i cili advokon autonominë e Vorio- Epirit”– njoftoi sot Idrizi.