Bojkoti kombëtar i avokatëve që kundërshton hartën e re gjyqësore nuk i bëri bashkë komunitetin e avokatëve që gjatë kësaj greve u shfaqën të përçarë. Shumë i braktisën seancat, por të tjerë vazhdojnë të përfaqësojnë klientët e tyre. Këshilli i Dhomës Kombëtare do të mblidhet për të vendosur se çfarë do bëhet me avokatët që thyen bojkotin. Numri i tyre është i lartë.