Top Channel/Përballja Trump-Zelensky, më e rëndësishme me takimi me Putin? BBC:Përcakton të ardhmen!
18/08/2025 11:11

Takimi i sotën në Shtëpinë e Bardhë, për BBC-në, mund të jetë edhe më i rëndësishëm për të ardhmen e Ukrainës - dhe për të gjithë sigurinë e Evropës - sesa samiti SHBA-Rusi i të premtes në Alaska. Në sipërfaqe, u duk sikur ai ribashkim Putin-Trump dukej se përmbushi çdo pritshmëri, shkruan gjigandi mediatik anglez. Por në të vërtetë, në fund të tij nuk pati armëpushim, as sanksione, as njoftime madhështore. A ishin Ukraina dhe Europa gati të përjashtoheshin nga një marrëveshje e gatuar pas dyerve të mbyllura nga dy fuqitë kryesore bërthamore në botë? Me sa duket, dhe me gjasë, ushqejnë shpresa se ende mund ta parandalojnë atë. Prania e Sir Keir Starmer, Presidentit Macron, Kancelarit Merz dhe udhëheqësve të tjerë së bashku me Presidentin Zelensky në Uashington duket synon edhe më shumë sesa thjesht sigurimin e garancive që ai të mos përballet me një tjetër situatë të sikletme në Zyrën Ovale, si ajo e 28 shkurtit. Ata janë të vendosur t'i bëjnë përshtypje Donald Trump në dy gjëra, insiston BBC: së pari, se nuk mund të ketë marrëveshje paqeje për Ukrainën pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ukrainës dhe së dyti, se ajo duhet të mbështetet nga garanci sigurie "të hekurta". E mbi të gjitha. Liderët e Europës duan të përcjellin një mesazh të heshtur uniteti, e të shfaqin një front të bashkuar përpara Trumpit. Ata, vazhdon shkrimi, ata janë të etur të sigurohen që ai të mos ndikohet nga raporti i tij i dukshëm personal me Vladimir Putinin, dhe të mos dorëzohet përpara pretendimeve të Kremlinit. Këtu do të vihen në një sprovë të ashpër aftësitë diplomatike të Sir Keir Starmer. Trump e pëlqen Starmerin dhe ia vë veshin kryeministrit britanik, ndërsa pas një muaji presidenti amerikan kanë planifikuar një vizitë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar. Republikanit po ashtu i pëlqen gjithashtu Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i cili do të jetë i pranishëm dhe që në qarqet diplomatike i referohe shpeshherë si "Pëshpëritësi i Trumpit", ndërsa duket se nuk me sy të mirë presidentin francez Macron, të cilit së fundi Shtëpia e Bardhë ia kritikoi pubnlikisht synimet për njohjen pa kushte të shtetit të Palestinës në Asamblenë e ardhshme të Përgjithshme të OKB-së.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00