“Për shqiptarët”, programi i emocioneve në Top Channel rikthehet këtë të premte në mbrëmje, me sezonin e ri. Nën moderimin e Bora Zemanit, “Për shqiptarët” do të vazhdojë t’u japë zë familjeve në nevojë e në veçanti fëmijëve, për t’u rikthyer shpresën dhe ëndrrat e shuara.