Top Channel/ “Për shqiptarët” rikthehet me risi në Top Channel, ja kush do ta prezantojë
18/02/2025 20:00

“Për Shqiptarët”, programi që ka lënë gjurmë në zemrat tona rikthehet në ekranin e madh të Top Channel çdo të premte në orën 21:00. Energjia e ekipit ndihet në provat e fundit për të risjell një sezon të dytë me histori të jashtëzakonshme, me misionin e madh dhe fisnik: në ndihmë të familjeve shqiptare. Gjithçka gati për transmetim më 21 shkurt me plot risi. Fondacioni Firdeus fton Bora Zemanin t’i bashkohet misionit të tyre. Elvis Naçi: “Po flasim për një emision i cili ka të bëj drejtpërdrejtë me jetën e njeriut. Ata të cilët na bashkohen nga bamirësit është një emision me heronj brenda dhe me njerëz që kanë nevojë. Unë besoj që këtë të premte në orën 21:00 emisioni ‘Për shqiptarët’ fillon furishëm, me amanet, me përgjegjësi, po me shpresën e madhe që të bëhen sa më shumë vepra të mira. Në këtë sezon do të jetë Bora Zemani një risi e emisionit dhe do të ketë nuanca të ndryshme por thelbi mbetet i njëjtë. Kur flitet për të shpëtuar jetë njerëzore, lodhja kthehet në shplodhje dhe në të njëjtën kohë, angazhimi kthehet në kënaqësi. Dhe unë shpresoj që bashkë me ekranin e madh të Top Channel ne të bëjmë mrekulli për familjet shqiptare”. Moderatorja Bora Zemani nis një rrugëtim të ri në ekranin e Top Channel, në prag të përfundimit të show-t më të pëlqyer të lojërave “Piramida”. Bora Zemani: “Është lidhja shumë e bukur mes të dyja programeve. Te Piramida ishim me familjet shqiptare e këtu për një mision akoma më të madh. Është ai programi që bëhen bashkë të gjithë shqiptarët për të dhënë mesazhe të bukura e për t’iu gjendur pranë njëri tjetrit. Isha shumë e lumtur kur mu bë ftesa nga fondacioni Firdeus. Si mund ti thuash Jo misioneve kaq të mëdha. Shihemi të premten në orën 21:00 vetëm në TCH dhe këtë të diel, mos harroni!”. Me përkushtim të palëkundur, besim në misionin human për të shpëtuar jetë njerëzore, veçanërisht fëmijët, ky program me rëndësi sociale ka bashkuar shqiptarët kudo ndodhen. Dhe premton për një sezon të dytë të paharrueshëm. Elvis Naçi: “Sezoni që kaloi ne përpara shqiptarëve thamë nëse janë shëruar 300 fëmijë ne do i shumëfishojmë ato dhe mund ta them me sinqeritet, ato kanë qenë të dukshme e transparente moria e fëmijëve dhe angazhimi ishte i jashtëzakonshëm”. Bora Zemani: “Nuk di a mund të mos përfshihesh në këto histori që dëgjohen këtu. Aq më tepër në ato mesazhet dhe zgjidhjet e mëdha që jepen. Do përfshihesh si nga ana emocionale por akoma më bukur edhe për të dhuruar!” .

Top News- ‘Nuk ta var më Egli’, banorja përplaset me Gjestin: Mos me prek te ajo
19/03 11:15
Top News- Egli në shënjestër, Rozana dhe Valbona e ‘masakrojnë’: Nuk ke ndryshu, je zero
19/03 10:50
Top News- ‘Të leverdis Egli’, Gjesti dhe Danja diskutojnë: Rozana ka frikë Eglin
18/03 18:45
Top News- ‘Më kë vr*rë, nuk më mbron dot’, Egli përballë Gjestit: Mos më shqetëso
18/03 18:44
Top News- ‘Egli e fiksuar me Gjestin’, shpërthen Rozana: E ke pa në dhomën e rrëfimit…
18/03 18:44
Top News- ‘Egli erdhi me mllef’, Gjesti: Më rri ftohtë, kush e di ça ka parë jashtë
18/03 13:32
Top News- “Po kapesh me fjalë kot”, Laerti i jep llogari Valbonës për Rozanën
17/03 23:00
Top News- “Gjesti ka bërë lëvizje të gabuar që…”/ Danja i tregon Loredanës për…
17/03 22:00
Top News- “Kur ke ndjenja…”, Valbona “i zbërthehet” Vserlos, tregon a është e dashuruar me Laertin
17/03 21:33
Top News- ‘Egli nuk më flet, për 9 ditë u ftoh me mua’, Gjesti ‘qan’ hallet me lopën
17/03 11:32
Top News- ‘Të dua, por dua më shumë veten’, ndodh përplasja e parë Egli-Gjesti në shtëpi
17/03 11:31
Top News-Reperi Kanye West provokon sërish/Shfaqet me ‘swastikan’ naziste në rrugët e Los Anxhelesit
17/03 10:21
Top News- Çmendet Laerti: Shko përqafohu me Jozin/ Shpërthen Valbona: Më lodhe
15/03 14:04
Top News- ‘Masakrat në luftën e Kosovës’, Gjesti emocionohet: Më vjen të qaj, kur shoh videot…
15/03 13:57
Top News- Egli futet në Big Brother/ Gjesti: S’më intereson nëse humb paratë, do e takoj, më mungon
15/03 12:26
Top News- ‘Je zvarrit me…’ Rozana përplaset keq me Jozin: E hëngre dy herë djathin
15/03 12:22
Top News- Rozana nuk mban lotët pasi sheh nipin, Laerti: Mos bëj kështu
14/03 22:57
Top News- Valbona e dashuruar me Laertin? I tregon Gjestit ndjenjat
14/03 22:56
Top Channel/ Rikthehet Egli Tako! Çfarë pritet të ndodhë të shtunën në Big Brother VIP
14/03 19:19
Top News – Egli rikthehet në Big Brother! Si do të reagojë Gjesti?!
14/03 16:29
PORTOKALLI Portokalli - Bileta