Vaji, patatja dhe sheqeri janë mallra të shportës, pra ushqime të minimumit jetik për shtresat më të varfra. Por kjo varfëri sot, për shkak të rritjes së cmimeve, rrezikon t është thelluar edhe më shumë. Familjes Huli në Kamëz për këto tre ushqime bazike, i duhet të shpenzojë 170 lekë më shumë. Duket një shtesë modeste, por për të ardhurat e kësaj familje, kjo shtesë cmimesh po kthehet në një shqetësim të përditshëm.