Top Channel/ Për herë të parë në Tiranë! Nis “Fem Fest”, një festival për gruan shqiptare
06/03/2022 17:02

“Fem Fest”, një festival për gruan shqiptare ka çelur siparin e shfaqejeve artistike të edicionit që vjen në Tiranë për herë të parë dhe jo pa qëllim, por për të dhënë idenë e një 8 Marsi ndryshe. Ky festival që vjen me synimin për sensibilizimin e grave dhe për të ndryshuar edhe realitete të trishta në jetën e tyre, u përshëndet mbrëmë edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku përgëzoi nismën e artisteve, por sidomos kauzën e një 8 Marsi ndryshe. Ai solli në vëmendje një prej nismave që favorizojnë gruan në familjen shqiptare. “Vendosëm që ndihmën ekonomike t’ia jepnim grave, sepse kishim parë që, kur ndihmën ekonomike e merrte burri, ajo shkonte menjëherë në një lokal, ose në një pikë bastesh. Ndërkohë kishim parë se kur ndihmën ekonomike e merrte gruaja, ajo shkonte menjëherë për veshmbathje, për ushqime dhe për libra për fëmijët,” deklaroi kreu i Bashkisë, duke shtuar se, nuk ka kauzë më të denjë dhe më të vyer sesa arsimi i grave dhe vajzave. “Femfest” është ndërtuar me një platformë shfaqjesh mbresëlënëse, debatesh, këngë, muzikë, ekspozitë, sfilata dhe një protestë këpucësh të kuqe. Pjesë e festivalit që nisi mbrëmjen e djeshme dhe do të vijojë deri në 8 Mars do të jenë artiste, aktiviste, shkrimtare, politikane dhe këngëtare të cilat nëpërmjet zhanreve të ndryshme të artit do t’u japin zë edhe problemeve që nuk fliten, apo atyre që nuk dëgjohen. Të ardhurat e mbledhura nga biletat do të shkojnë për 4 bursa studimi për studentet më të mira të Universitetit të Arteve.

Top Channel/ Punë për gratë e dhunuara në Elbasan, janë trajnuar për të ndihmuar të moshuarit
24/03 12:33
Top Channel/ Nafta lë tokat djerrë në Fier! Kosto e lartë e punimeve dhe subvencione të ulëta
24/03 12:32
Top Channel/ Garë për kreun e Policisë së Shtetit/ Dy gra skualifikohen, nuk plotësonin kriteret
24/03 12:29
Top Channel/ Veliaj sot në gjyq/ Kryebashkiaku ka marrë në qeli dokumentet e dosjes së tij
24/03 12:28
Top Channel/ Meta ngulmon të lirohet/ Ish-presidenti feston sot ditëlindjen në paraburgim
24/03 12:28
Top News – Lufta ndihmon Shqipërinë. Turistët kërkojnë siguri dhe vende me kosto të ulët
24/03 11:39
Top News – Arrestohet 50-vjeçari në Tiranë. Kërkohej nga Italia, i dënuar për trafik droge
24/03 11:16
Top Channel/ I dënuar në Itali me 7 vite burg për drogë, kapet në Tiranë 50-vjeçari i shpallur në…
24/03 10:13
Top Channel/ Qeveria, 114 projekte deri më 2030, miratohen 7.38 miliardë euro investime
23/03 23:01
Top News – ‘Roli i Parlamentit është zero’. Berisha sërish me tone të ashpra para Kryeministrisë
23/03 22:00
Top Channel/ Moti i keq godet luginën e Vjosës, preket sektori i bujqësisë, dëmtohen…
23/03 21:15
Top News- Breshëri zbardh luginën e Vjosës, stuhia e madhe shkakton dëme në bujqësi
23/03 20:20
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë…
23/03 19:52
Top Channel/ Çmimi i naftës, hyn në fuqi bordi për të vendosur “tavan” për karburantet
23/03 19:48
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha: Ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore
23/03 19:31
Top Channel/ Kryedemokrati në foltore: Fati i Shqipërisë është në duart tuaja, kjo rrugë nuk…
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Për ne rruga e vetme është të jemi të vendosur
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Revolta dhe protestat janë rruga e vetme për të…
23/03 19:29
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kam frik të flas kundër Ramës se mund të më…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kjo qeveri ka dështuar me të…
23/03 18:51
DIGITALB DIGITALB