Kombëtarja shqiptare po bëhet gati për dy sfidat e Nations League, ndaj Islandës që do të zhvillohet më 6 qershor në transfertë. Në prag të kësaj sfide, për disa ditë kanë dalë në konferenca për media disa prej lojtarëve të Kombëtares shqiptare, teksa ditën e sotme ka qenë radha e Elseid Hysaj dhe Klaus Gjasulës, të cilët kanë folur në lidhje me kundërshtarët e grupit B2.