Forcat e armatosura izraelite njoftuan se kanë goditur gjatë natës mbi 500 objektiva të Hamasit dhe Xhihadit Islamik në Rripin e Gazës, me sulme ajrore dhe zjarr artilerie. Numri i ri i vdekjeve izraelite është 700. 2500 janë të plagosurit, shumë prej tyre në gjendje të rëndë. 750 të zhdukurit, të paktën 100 prej të cilëve janë pengje në duart e Hamasit në Gaza, mes tyre edhe shtetas amerikanë e gjermanë. Në mesin e palestinezëve llogariten 436 të vrarë, ndër të cilët 91 fëmijë.