Forcat Ajrore dhe Agjencia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar të Mbrojtjes në SHBA kryen në heshtje një provë të suksesshme të raketës hipersonike muajin e kaluar. Një zyrtar i mbrojtjes i tha Defence News se Pentagoni zgjodhi të mos e bënte publik testin e armës HAWC, për rreth dy javë për të shmangur ndezjen e tensioneve tashmë delikate me Rusinë.