Në një kohë kur shumë pensionistë dhe familje në nevojë po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike, rritja e pagave të drejtuesve të bashkisë së Durrësit ka ngjallur jo pak pakënaqësi në radhët e qytetarëve, veçanërisht pensionistëve. Ata ndihen të lënë pas dore, duke shprehur shqetësimin se fondet që shkojnë për këto rritje, mund të përdoren për t'i ndihmuar në përballimin e kostove mujore, të cilat vetëm sa po shtohen.