Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, shkarkon nga detyra drejtuesin e policisë në Korçë, Erion Ahmeti, dhe pezullon zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit, Hajri Kushe, pas ngjarjes së ndodhur në Devoll, ku u mor peng dhe u dhunua fizikisht 32-vjeçari Ilir Topçiu. Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë, ndërsa mbrëmjen e të premtes policia arrestoi vëllain e deputetit demokrat, Bledion Nallbati, dhe dy persona të tjerë.