“Amerika nuk do ta braktisë Tajvanin”, kështu tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan në një vizitë që ka ngjallur jo pak diksutime dhe ka rritur frikën në ishull për një sulm nga Kina. Pelosi u tha udhëheqësve të Tajvanit se Uashingtoni nuk do të heqë dorë nga angazhimi ndaj ishullit vetëqeverisës, pavarësisht kundërshtimit nga Kina.