Ka përfunduar mbledhja e grupit të Partisë Socialiste, kryesuar nga Niko Peleshi. Ky i fundit në një deklaratë për media bëri me dije se në mbledhje u diskutua rendi i ditës i seancës së ardhshme plenare që do të nisë me interpelancë me kryeministrin Edi Rama, që siç tha ai, me shumë gjasa do të jetë i pranishëm. Për mandatin e Olta Xhaçkës, Peleshi tha se nuk është diskutur dhe nuk ka një vendim politik, por do të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.