Tiranës i është shtuar një hapsirë tjetër pedonale, në zonën pas Ministrisë së Arsimit. Kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se kjo hapësirë, e cila lindi fillimisht si ide për t’u kthyer në pedonale gjatë ditëve pa makina që pasuan kufizimet e pandemisë, sot është një histori suksesi, njësoj si Pazari i Ri apo Kalaja e Tiranës.