Në mungesë të një sinjal nga presidenti i republikës dhe faktori ndërkombëtar për të hyrë në greve urie, sindikata e punojësve të universiteteve është duke diskutuar opsionet që mund ti ndihmojnë për të arritur kërkesat e tyre. Në kushtet ku bojkoti i mësimit nuk mund të vazhdojë pafundësisht, një ndër opsionet është bojkot vetëm një herë në javë. Por sindikata do të dalë të premten me vendimin përfundimtar.