Europës duket poi soset durimi me lojën me “dy porta” të Serbisë. Teksa miratoi raportin e strategjisë së re të Zgjerimit, Komisioni i Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian kërkoi që negociatat e anëtarësimit të Serbisë në bllok, por edhe dhënia e fondeve të BE-së, të kushtëzohet tanimë me mbështetjen e Beogradit për sanksionet ndaj Moskës. Prioritet duhet të jetë përshtatja e vendeve të përfshirë në procesin e zgjerimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe atë të sigurisë së Bashkimit Europian. Negocitata e anëtarësimit me Serbinë të avancojnë vetëm nëse ajo i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë dhe arrin një progres të qënësishëm në reformat e nevojshme për integrim.